Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka bërë edhe një postim lidhur me buxhetin e Prishtinës, ku ka adresuar kritika në drejtim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit duhet t’iu tregojë qytetarëve të kryeqytetit pse nuk e votuan buxhetin e Prishtinës për vitin 2025.
Ai ka akuzuar Abdixhikun se ka vendosur të zhvillojë betejë politike “në kurriz të qytetarëve” duke bllokuar votimin e buxhetit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Lumir Abdixhiku, tregoju qytetarëve të Komunës së Prishtinës pse nuk e votuat buxhetin e Prishtinës për vitin 2025!
Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.
Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




