Gjykata e Lartë në Francë la në fuqi një tjetër dënim për Nikolas Sarkozinë, atë për aferën “Bigmaljo’“.
Ish-presidentit do t’i duhet të vuajë një tjetër dënim, për liri të kufizuar lëvizjeje për 6 muaj nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik.
Sarkozi u shpall fajtor për shpenzimin e dyfishit të fondeve të lejuara nga kodi zgjedhor për fushatën presidenciale të vitit 2012, ku nuk arriti të zgjidhej për një mandat të dytë.
Limiti ligjor ishte 22.5 milionë euro, por hetimet zbuluan shpenzimin e 43 milionë eurove, që i kishte fshehur duke bashkëpunuar me firmën e marketingut “Bigmaljo’“.
70-vjeçari po vuan edhe dy dënime të tjera, njërin me 1 vit mbikëqyrje me byzylyk elektronik dhe tjetrin me 5 vite burg, të cilin e ka apeluar.