Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Virgjinias Perëndimore kanë vdekur pasi u qëlluan me armë në qendër të Washingtonit.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Virgjinias Perëndimore, Patrick Morrisey, raporton gazeta “The Guardian”.

“Këta virgjinas perëndimorë trupa e humbën jetën në shërbim të vendit të tyre. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët federalë, përderisa hetimi vazhdon” – shkroi ai në rrjete sociale.

Reklamë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, foli për ngjarjen, por dukej se ende nuk ishte ne dijeni se dy ushtarët tashmë kishin vdekur.

“Ende jemi duke mësuar gjithçka. Ende nuk e dimë motivin. Ka ende shumë [gjëra] që s’i kemi marrë vesh, por ajo që e dimë është se dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u lënduan në krye të detyrës” – tha ai.

Pranë Shtëpisë së Bardhë, qëllohen me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare

 

Reklamë