Vajzat tona, çdo ditë e më shumë po debutojnë në tregun ndërkombëtar përmes muzikës, aktrimit e fushave të tjera.
Herta Rudi, një vajzë e cila është lindur dhe rritur në Prishtinë, e tashmë që dy vite jeton dhe vepron në Amerikë, së fundi ka qenë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, të realizuar në Amerikë.
Herta, në fillimet e saj ka filluar karrierën e modelimit për brendin e njohur të grimit ”Make Up Forever”, duke i krijuar vetës kështu një rrugë drejt njohjeve të reja të botës së kinematografisë amerikane, për tu bërë më pas pjesë e kastit të filmit të metrazhit të shkurtër ”Break and Run”, shkruan KultPlus.
”Kur kam aplikuar për të qenë pjesë e këtij filmi, nuk kam menduar se do ta fitoj rolin, pasiqë konkurrenca ka qenë shumë e madhe”, ka thënë Rudi për KultPlus.
Herta Rudi, poashtu për KultPlus ka treguar se kontrata me këtë produksion, pritet t’i hapë edhe shumë dyer tjera për projekte të reja në kinematografinë amerikane.
Filmi tashmë është shfaqur në Anthology Film Archives, ku premiera është mbajtur më 1 tetor. ”Break and Run” është një komedi e cila trajton një temë delikate: Si të dalësh fitues edhe kur humbet. Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Brendan Gallogly ndërsa është nën produksionin e ”Potter Production”
”Nuk ka qenë edhe shumë e vështirë për të deportuar në tregun e filmit amerikan. Amerika është vend i mundësive dhe une kam pasur fat”, ka deklaruar Rudi për KultPlus
Ky nuk është filmi i vetëm në të cilin aktorja e re nga Prishtina ka marrë pjesë, Rudi ka luajtur edhe në një film, të titulluar ”Invisible Man”, film ky që pritet të dalë në Dhjetor të 2020-ës. /KultPlus.com
Bashkangjitur gjeni linkun e trailerit të filmit:
https://www.instagram.com/tv/B2614Q0AIKH/?utm_source=ig_web_copy_link
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.