×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Veterani dhe invalidi i UÇK-së: Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje

    Reporteri
    13 Dhjetor 2025 | 13:26

    Veterani dhe invalidi i UÇK-së, Berat Hajdari, është njeriu i parë që iu ka drejtuar protestuesve në Shkup.

    Ai ka bërë me dije se ish-komandantët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht.

    “Jemi mbledhur këtu për një kauzë që na dhemb, që na prek zemrat, historinë dhe identitetin, por mbi të gjitha na bashkon. Na bashkon për të kërkuar drejtësi për komandantët e UÇK, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se në këtë protestë po kërkohet drejtësi dhe jo hakmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!