×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

    Reporteri
    13 Dhjetor 2025 | 15:27

    Vlora Çitaku ka marrë pjesë sot në protestën që u mbajt në Shkup në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

    Çitaku ka publikuar foto nga protesta, ndërsa ka shkruar se sot në Shkup u mblodhën me kërkesën e vetme për drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj i plotë:

    Faleminderit  motrave dhe vëllezërve tanë që sot u mblodhën në Shkup, me një kërkesë të vetme: duam drejtësi.

    Faleminderit që, ashtu siç na i hapët dyert dhe zemrat gjatë luftës në Kosovë, edhe sot na dëshmuat se jeni me ne.

    Ju rritë nderi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!