Këngëtarja Ganimete Abazi–Ganja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit të saj, vokalistit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi.

Ajo ka shkruar se Shemi do të mbetet në kujtesë si një artist me vlera të rralla, i cili i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.

“Pusho në paqe, Shemi”, ka shkruar Ganja në reagimin e saj.

Reklamë

Këngëtarja ka përmendur gjithashtu një dekadë bashkëpunimi me Shemsi Krasniqin, duke e cilësuar atë si një kapitull të veçantë në rrugëtimin e saj artistik.