Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa fjalë gjatë ceremonisë për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.
Osmani, të cilën Kurti nuk e mbështeti në synimin për një mandat të dytë në Presidencë, nuk komunikoi jashtë Presidencës me kryeministrin, por brenda, siç shihet në disa fotografi të T7, ata madje janë veçuar për të biseduar mes vete.
Ndryshe, sot në një ceremoni inaugurimi, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së re, duke shënuar zyrtarisht fillimin e mandatit të saj, pas votimit mbrëmë në Kuvend.
Pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, Kryeministri Albin Kurti ka folur pak para gazetarëve.
Ai tha se tash ka shumë punë e projekte, ndërsa emërimin e Shiroka-Pulës Presidente e quajti lajmin më të gëzuar.
“Tash kena shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta edhe aso që kanë nisur më herët edhe aso që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”.

