Autoritetet turke thonë se kanë parandaluar sulme të planifikuara ndaj ngjarjeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pas arrestimit të mbi 100 personave të dyshuar si anëtarë të grupit të quajtur Shteti Islamik.
Operacionet masive u kryen në 124 adresa në Stamboll, tha prokurori kryesor i kryeqytetit, dhe u sekuestruan armë zjarri, municion dhe “dokumente organizative”.
Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS-it kishin planifikuar sulme në gjithë Turqinë gjatë kësaj jave, veçanërisht kundër jo-muslimanëve.
Policia ka ndaluar 115 të dyshuar, por përpjekjet për të gjurmuar 22 të tjerë janë në vazhdim, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me operativë të IS-it jashtë Turqisë.
Ky njoftim vjen dy ditë pas një sulmi të agjentëve të inteligjencës turke kundër grupit në kufirin Afganistan-Pakistan.
Një shtetas turk, i cili dyshohet se ka pasur një rol të lartë në degën e IS-it që operon në rajon, u arrestua dhe akuzohet për planifikim të sulmeve ndaj civilëve.
Shërbimet e sigurisë të Turqisë rregullisht targetojnë persona me lidhje të dyshimta me ISIS-in.
Vendi ndan një kufi 900 km me Sirinë, ku grupi vazhdon të operojë në disa pjesë të vendit./Reporteri.net/