Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Presidentja Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të alfabetit si dëshmi e qëndresës shqiptare dhe e përpjekjeve ndër breza për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në mesazhin e saj, ajo ka rikujtuar se lufta për liri ishte njëkohësisht edhe luftë për gjuhën shqipe dhe të drejtën për ta folur e shkruar atë lirshëm.
Presidentja ka shprehur respekt dhe mirënjohje për 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët u bashkuan në Kongresin e Manastirit, më 1908, për të përcaktuar një nga vlerat themelore të identitetit kombëtar shqiptar.
Ajo ka theksuar se ruajtja, pasurimi dhe përcjellja e gjuhës shqipe te brezat e rinj është përgjegjësi e përbashkët, e cila kërkon dinjitet dhe përkushtim.
Sipas saj, gjuha shqipe mbetet trashëgimi e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj.
Në fund të mesazhit, Presidentja Shiroka-Pula ka uruar të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!