Policia izraelite arrestoi një burrë palestinez të veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri gjatë një bastisjeje në një festë të Krishtlindjes në Haifa, duke ndaluar gjithashtu një DJ dhe një shitës ambulant, përcjell Reporteri.net.

Autoritetet izraelite thanë se i arrestuari kishte rezistuar dhe kishte sulmuar një oficer, ndërsa Qendra Mossawa e cilësoi ndërhyrjen si përdorim force të tepruar dhe pa bazë ligjore.

Ngjarja ndodhi në kohën kur palestinezët po shënojnë Krishtlindjet në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Ndërkohë, sulmet dhe bastisjet izraelite u raportuan në disa zona, pavarësisht festës.

Reklamë

Në Betlehem, për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza, u mbajtën festime, me banda marshimi që frynin gajde në rrugët e qytetit të lindjes së Jezusit.

Besimtarët morën pjesë në meshë në Kishën e Lindjes dhe fëmijët kënduan këngë festive, ndërsa qyteti u ndriçua nga kremtimet./TheGuardian/