Kompania holandeze e ndërtimit dhe mobilimit Fiction Factory, e cila operon qysh prej vitit 1989, ka vënë në jetë një projekt të ri.
Quhet Wikkelhouse dhe është një njësi banimi e realizuar me karton. Përdor një dizajn modular inovativ, ekologjik dhe tërësisht të riciklueshëm.
Bëhet fjalë për segmente standarde të lidhura lehtësisht mes tyre dhe të pajisura me shërbime higjienike, kuzhinë dhe dritare.
Në sajë të peshës së reduktuar dhe shpejtësisë së realizimit, mjafton një ditë për ndërtimin e saj.
Sipas prodhuesve, Wikkelhouse, është në gjendje që të rezistojë deri në një shekull. Çmimi i saj shkon 25 mijë euro, për një shtëpi të përbërë nga tre module.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.