Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur në festën e partisë së tij në qendër të Prishtinës.
Ai iu kërkoi mbështetësve që ta falënderojnë Albin Kurtin dhe për të tha se populli është i bekuar që e ka në krye.
“Jemi të bekuar si Vetëvendosje e si popull që e kemi udhëheqës Albin Kurtin”, tha Konjufca.
“Kjo fitore iu dedikohet juve sepse populli e bëri këtë fitore historike në këto zgjedhje parlamentare. Ishte vërtet një fushtaë e mirë. Fushatë e civilizuar, pa asnjë dhunë”.
“A po më bashkoheni si popull që keni dalë këtu me falënderu Albin Kurtin”, tha Konjufca.