×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Numërohen edhe 5 kuti të votave, ky është rezultati

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 9:17

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 09:09.

    Deri më tani janë procesuar 99,45% e vendvotimeve, apo 901,724 vota të numëruara. Gjithsej edhe 14 kuti kanë mbetur pa u procesuar nga KQZ, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtij përditësimi, Vetëvendosje renditet bindhsëm e para me 49.28%.

    Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 430,459 vota, që përbëjnë 49.28% të totalit të votave të numëruara.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,389 vota ose 20.99%.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,601 vota, që përfaqësojnë 13.58%.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,596 vota apo 5.68%.

    Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,823 vota, që përkthehen në 4.79%.

    NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,975 vota, ose 1.71%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!