Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente.
Një prej tyre ka ndodhur në Suharekë.
Policia njofton se një person (mashkull kosovar), gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale, njofton policia në raportin 24-orësh.
“I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.