×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Postimi në "X"

    Terras: Zgjedhjet në Kosovë duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona euro nga BE-ja

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 10:46

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

    Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

    “Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

    Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, apo 99.65% e totalit, ndërsa kanë mbetur edhe 9 vendvotime për t’u numëruar, shkruan Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave apo 431,442 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.00% apo 183,826 vota

    E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.57% (118,772 vota).

    AAK e katërta me 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.

    Edhe 9 vendvotime pa numëruar – këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!