×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Kryeministri shqiptar

    Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazërinë mes shteteve tona

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 11:07

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar sot, 29 dhjetor, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

    Sipas Ramës, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit sukses dhe mbarësi.

    “E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!