Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana, tha policia.
Shpërthimi ndodhi në orën 01:30 sipas kohës lokale në Barin Constellation, tha policia për BBC-në.
Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një zjarr në një bar ku po zhvillohej një festë e Vitit të Ri.
Edhe pse policia thotë se shkaku i shpërthimit është i panjohur, gazeta zvicerane Blick sugjeron se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë koncertit.
Policia tha se ishte ngritur një linjë telefonike për të ndihmuar familjet e të prekurve. Në kohën e shpërthimit në bar ndodheshin rreth 100 persona.
🇨🇭🔥🎉 ALERTE INFO – Une explosion a déclenché un incendie dans un bar de Crans-Montana (VS) lors des festivités du Nouvel An, faisant plusieurs morts et blessés graves. (Blick) pic.twitter.com/GKiGZfTETs
— SuisseAlert (@SuisseAlert) January 1, 2026
Disa helikopterë janë mobilizuar për të transportuar të plagosurit. Dëshmitarët okularë i thanë gazetës zvicerane Walliser Bote se kishte një numër të madh ambulancash në rrugën nga Sioni në Crans-Montana.
Raportime të pakonfirmuara, të raportuara nga Blick , sugjerojnë se shkaku i shpërthimit mund të jenë piroteknikat. Policia ende nuk ka publikuar asnjë informacion.
Crans-Montana është një vendpushim luksoz skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, afërsisht dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës./Reporteri.net/