Një projekt mjaft interesant pritet që së shpejti të publikohet në rep skenën shqiptare.
Janë Ghetto Geasy, Onat, Dj Blunt dhe Real 1, të cilët kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e radhës, shkruan Express.
Kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur.
Ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur projekti do të publikohet për publikun, por kjo pritet të ndodh brenda pak ditësh.