×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Numërohen rreth 95% e votave për deputetë, Kurti rreth 7 mijë vota larg për ta thyer rekordin e tij

    Reporteri
    02 Janar 2026 | 14:38

    Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar rreth 95 përqind e votave.

    Nga rezultatet e deritashme, Albin Kurti është rreth 7 mijë vota larg që ta thyejë rekordin e tij që e kishte vendosur më 9 shkurt si lideri më i votuar, shkruan Reporteri.net.

    Deri tash, Kurti ka marrë 330 mijë e 613 vota, teksa ato të diasporës dhe me kusht nuk janë numëruar ende. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

    Më të votuarit nga VV:

    ALBIN KURTI – 330,613 Vota

    GLAUK KONJUFCA – 255,711 Vota

    ALBULENA HAXHIU – 134,473 Vota

    HEKURAN MURATI – 134,332 Vota

    DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ – 120,039 Vota

    Më të votuarit nga PDK:

    BEDRI HAMZA – 146,673 Vota

    ARIAN TAHIRI – 64,691 Vota

    PËRPARIM GRUDA – 59,255 Vota

    URAN ISMAILI – 49,116 Vota

    SALA JASHARI – 43,369 Vota

    Më të votuarit nga LDK:

    LUMIR ABDIXHIKU – 75,808 Vota

    HYKMETE BAJRAMI – 47,387 Vota

    UKË RUGOVA – 41,653 Vota

    AVDULLAH HOTI – 37,431 Vota

    DOARSA KICA XHELILI – 36,726 Vota

    Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime. Deri tash janë procesuar rezultatet për 2,415.

    Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!