Në Karakas, Gjykata e Lartë e Venezuelës ka vendosur se Delcy Rodríguez, e cila ka shërbyer si zëvendëspresidente e Maduros, duhet të marrë rolin e presidentes së përkohshme.
Sipas Reuters, gjykata e lartë thotë se vendosja e Rodríguez në këtë pozitë është e rëndësishme “për të garantuar vazhdimësinë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të Kombit”.
Gjykata thekson gjithashtu se do ta shqyrtojë çështjen për të “përcaktuar kornizën ligjore të zbatueshme për të garantuar vazhdimësinë e Shtetit, administrimin e qeverisë dhe mbrojtjen e sovranitetit përballë mungesës së detyruar të Presidentit të Republikës”.
/Reporteri.net/