Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka shkruar për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, me ç’rast ka thënë disa fjalë për bashkëshorten e këtij të fundit, Sevdije Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Gashi përmes një postimi në Facebook ka publikuar një foto gruas së Jakup Krasniqit me ç’rast ka thënë se kjo zonjë sot përfaqëson dhjetëra mijëra gra shqiptare.
Postimi i tij i plotë:
Kjo zonjë sot përfaqëson dhjetëra mijëra gra shqiptare që, në kohët më të vështira, mbajtën familjet, rritën fëmijët dhe përballuan dhimbjen e mungesën, ndërsa burrat e tyre ishin në burgje, përballeshin me tortura apo ishin në luftë.
Lavdi grave të forta, heroinave të heshtura të sakrificës, që mbajtën familjen, dinjitetin dhe shpresën në rrugën drejt lirisë!