Volejbollistet e Skenderajt kanë shkruar historinë. Ato kanë fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, transmeton Reporteri.net.


Skenderaj në finale shënoi fitore me rezultat 3:1 me sete.

Setin e parë e fitoi Skenderaj me rezultat 25:21. Skuadra kryeqytetase M-Technologie u rikthye në lojë pasi fitoin setin e dytë me rezultat 22:25, ndërsa dy setet e fundit i fitoi ekipi nga Drenica me rezultat 25:21 dhe 25:23.

Reklamë

Trajneri i skuadrës drenicase ,Ylli Kadriu është shprehur i kënaqur me këtë sukses.

Kapitenes së Skenderajt, Zyla Kadriut, Kupën ia dorëzoi kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi. /Reporteri.net/.