Seanca e sotme gjyqësore ndaj Presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flors, ka përfunduar, teksa e radhës është caktuar për 17 mars, në orën 11:00, tha gjyqtari Alvin Hallerstein.
Nicolás Maduro mblodhi dokumentet e tij dhe ndaloi për të parë galerinë e shikuesve para se të dërgohej jashtë sallës së gjyqit së bashku me bashkëshorten e tij, raporton “NBC News”, përcjell Reporteri.net.
Avokati Maduros, Barry Pollack, tha se ai nuk po kërkon “lirimin me kusht në këtë moment”, por se mund ta bëjë këtë më vonë.
“Kur të jetë e përshtatshme, mund të paraqisni kërkesën për lirimin me kusht” tha gjyqtari Alvin Hellerstein.
Maduro dhe gruaja e tij u deklaruan të pafajshëm në seancën e sotme./Reporteri.net