Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka thënë se Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e kopjonte vallëzimin e tij, para se të kapej nga ShBA në operacionin e së shtunës, raporton “The Telegraph“, përjell Reporteri.net.
Duke folur për udhëheqësin e rrëzuar venezuelian, Trump tha “ai del atje dhe përpiqet të imitojë pak kërcimin tim”, duke shtuar se Maduro ishte një “njeri i dhunshëm” që kishte “vrarë miliona njerëz”.
Ai shtoi gjithashtu se “ata kanë një dhomë torture në mes të Caracasit”, e cila tani po çmontohet pas operacionit amerikan për kapjen e Maduros.
Maduro dje doli para gjykatës në New York, ku u deklarua i pafajshëm.
Seanca e radhës ndaj tij do të mbahet në fund të marsit./Reporteri.net