Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot sekuestruan një tanker nafte me flamur rus.
Sekuestrimi i anijes ndodhi në mes të Atlantikut, pas një ndjekjeje të nisur në ujërat e Antileve.
Marina amerikane ka sulmuar cisternën Bella 1, e cila pasi u nis nga Venezuela dy javë më parë, duke shkelur bllokadën detare të urdhëruar nga Donald Trump, ndryshoi emrin në Marinera dhe ngriti flamurin rus.
Tashmë janë publikuar pamjet me video kur forcat amerikane e sekuestruan tankerin.