×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Zgjedhjet

    PDK ankohet në PZAP, kërkon anulimin një pjese të votave me postë

    Reporteri
    08 Janar 2026 | 20:08

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme votat me postë të cilat janë pranuar pas datës 29 dhjetor 2025.

    Në ankesën e dorëzuar të enjten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PDK-ja thekson se këto vota janë pranuar jashtë afatit të paraparë me ligj.

    Sipas saj, legjislacioni në fuqi përcakton qartë se votat e dërguara me postë mund të pranohen vetëm deri në orën 16:00 të ditës pas zgjedhjeve.

    Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, ka komentuar ankesën duke thënë se PDK-ja është ankuar “kundër votave të mërgatës kur e panë që dështuan ta pengonin e ta pamundësonin votimin përmes postës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!