Emri i Ademola Lookman është rikthyer në qendër të merkatos te Atalanta.

Pas dështimit të transferimit te Interi gjatë verës, sulmuesi nigerian mund të largohet nga Bergamo në këtë merkato dimërore.

Fenerbahçe po këmbëngul për transferimin e tij dhe synon ta transferojë menjëherë në Turqi. Klubi turk dhe përfaqësuesit e lojtarit janë pranë një marrëveshjeje për kontratën, me një pagë rreth 9 milionë euro në sezon.

Reklamë

Kjo shumë është ndjeshëm më e lartë se ajo që Lookman përfiton aktualisht te Atalanta. Tani mbetet për t’u gjetur marrëveshja mes dy klubeve.

Atalanta preferon shitje përfundimtare, ndërsa Fenerbahçe propozon huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje. Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim.