×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Asamblisti i VV-së në Junik akuzon bashkëpartiakun e tij se është infiltruar nga AAK’ja: Vec fshihet pas logos së Vetëvendosjes

    Reporteri
    12 Janar 2026 | 18:02

    Asambleisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka akuzuar kryetarin e qendrës së VV-së në Junik, Jetmir Tofajn, se është i lidhur dhe i infiltruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Sipas Gacaferit, ndonëse Tofaj vepron nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje, me “zemër dhe shpirt” i përket AAK-së dhe “veprimet e tij janë në dëm të drejtpërdrejtë të VV-së në Junik”.

    Ai i ka bërë thirrje qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë që të ndërmarrë masa konkrete, përfshirë largimin e kryetarit aktual të qendrës në Junik nga strukturat e partisë.

    “I bëj thirrje qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë që ta marrë seriozisht këtë çështje dhe ta largojë nga LVV-ja kryetarin e qendrës në Junik. Ai nuk po i shërben Vetëvendosjes, por po e saboton atë dhe po i shkakton dëm të madh LVV-së në Junik. Mbi të gjitha, është humbës i përsëritur dhe humbës i keq në zgjedhje. Sot, së bashku me një asambliste tjetër, ka votuar AAK-në”, ka shkruar Gacaferi.

    Në reagimin e tij, Gacaferi ka përmendur edhe deklaratat e mëhershme të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ato deklarata janë harruar nga ata që sot, sipas tij, po veprojnë në interes të AAK-së brenda strukturave të VV-së. Ai këto reagime i ka bërë pasi dy asambleistët e VV-së kanë votuar kryesuesin nga radhët e AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!