Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur sarkazmën për t’iu përgjigjur një qytetari që e kritikoi për situatën me mbeturinat në kryeqytet.
Në një postim të tij në Facebook rreth shqetësimeve për anulimin e Lojërave Mesdhetare, një qytetar tha se më mirë të anulohen këto lojëra, sesa pjesëmarrësit të shohin gjendjen me mbeturinat në Prishtinë.
Megjithatë përgjigja e Ramës i erdhi menjëherë.
“Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ka shkruar Rama në përgjigjen e tij ironike ndaj qytetarit.
