“Blick.ch” i ka kushtuar një artikull të veçantë Kombëtares së Kosovës pas nisjes së kualifikimeve për herë të parë në histori për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kosova e nisi rrugëtimin për “Euro 2020” të hënën kundër Bullgarisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Shkrimi i “Blick.ch”:
Ata ende s’mund ta besojnë. Eliminatoret për Kampionat Evropian kanë nisur dhe Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.
Vedat Bajrami, aktori komedian, i ulur në një restorant në Prishtinë, tha: “Njerëzit tanë gjithmonë e kanë dashur futbollin. Jemi krenar që tani kemi Kombëtaren tonë”.
Kjo krenari është e dukshëm në çdo takim, ashtu siç duket edhe e gjithë Prishtina para ndeshjes testuese kundër Danimarkës, që i takon njerëzit pas euforisë së madhe të futbollit.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”.
Bajrami është i involvuar në festën e tifo grupit Dardanët në një kafiteri. Baneri emocionues është “të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, ata nuk ndalen së kënduari.
Në mesin e kësaj zhurme qëndron edhe Afrim Toverlani. Ish-lojtari historik i FC Prishtina, tashmë trajner, thotë: “Kombëtarja ka ndryshuar gjithçka. Këta njerëz janë shumë euforik tani”.
Ai kurrë s’ka pasur shansin. Licencën e trajnerit Toverlani e mori në mërgim, në Bosnja e Shkup.
Ai dikur ishte një tifoz i Zvicrës
Në ditën e lojës kundër Danimarkës ai vjen në stadiumin e ri Fadil Vokrri. Stadiumi mban emrin e simbolit të futbollit të Kosovës, legjendës të vdekur.
Toverlani: “Ne ishim të përfshirë në skuadra të tjera si Shqipëria apo Zvicra. Tani kemi Kombëtaren tonë”.
Kombëtarja e Kosovës është e vendosur gjithmonë para ndeshjeve në një hotel në periferi të Prishtinës. Blick ka takuar disa nga lojtarët e Kosovës që luajnë në Zvicër.
Idriz Voca i Lucernit thotë: “Çdo lojtar këtu pranon vizitor të familjes, është normale këtu. Ekipi është si një familje e madhe”.
“Ky vend ka kaluar nëpër kohë të vështira”
Arbenit Xhemajli i Xamax shton: “Vendi ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, prandaj kohezioni është shumë i madh”. Derisa Benjamin Kololli i FC Zurich është i habitur: “Njerëzit vërtet besojnë se ne mund të arrijmë çdo gjë me mbështetjen e tyre”.
Paraqitjet mbresëlënëse në Ligën e Kombeve nën trajnerin zviceran, Bernard Challandes, ka bërë që Kosova të kualifikohet në play-off të dhe është dy ndeshje larg Kampionatit Evropian 2020, kjo ka shtyrë të ëndërrojnë njerëzit. Mbrojtësi i FC Zurich, Mirlind Kryeziu, thotë: “Është bërë e komplikuar të shkosh në qytet. Ne jemi duke u shikuar si heronj. Është një presion pozitiv. Por gjithashtu mund të vihet re kur nuk funksionon”.