×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Dialogu

    Sorensen mbërrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

    Reporteri
    14 Janar 2026 | 9:09

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Për një takim të tillë nuk ka pasur njoftim. Në pamjet e publikuara nga Koha.net, Sorensen shihet i shoqëruar nga Ambasadori i BE’së, Aivo Orav.

    Nga ora 10:00, është paralajmëruar takimi i tij me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

    Kjo është vizita e tij e parë, që prej se iu vazhdua mandati si Emisar edhe për 2 vjet. Mandatin fillestar ai e kishte për 13 muaj.

    Gjatë mandatit të parë, Sorensen ka zhvilluar vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh.

    Pritjet e Brukselit janë që pas formimit të qeverisë së, procesi i dialogut të ringjallet./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!