Manchester United e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në “Old Traford”, shkruan Reporteri.net.

Michael Carrick e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit pasi mposhti rivalët e qytetit, Ciytn.

Ishte Mbeumo i cili realizoi golin e parë në minutën e 65-të pas një kundërsulmi fantastik.

Reklamë

Vendasit në minutën e 76-të shënuan edhe golin e dytë përmes Dorgu.

Aktualisht, City mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, gjashtë më pak se Arsenali që është lider, kurse United renditet i katërti me 35 pikë, por me një ndeshje më shumë se Liverpooli i cili poashtu ka 35 pikë. /Reporteri.net/.