×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / KQZ

    Është i pari me vota nga zgjedhjet, por edhe Kurtit rinumërimi ia nxjerr disa më pak

    Reporteri
    18 Janar 2026 | 13:02

    Procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nxjerr në pah dallime votash tek disa kandidatë.

    Edhe Albin Kurti, kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit më i votuari në këto zgjedhje, del të ketë disa vota më pak në rinumërim.

    Nga përditësimi i fundit në KQZ, Albin Kurtit i janë hequr deri tani 156 vota.

    Nga kjo parti deri tani më shumë vota i janë hequr kandidatit, Arbër Rexhaj, 547.

    Pas tij është Rea Krasniqi me 465 vota më pak, ndërsa me 417 vota më pak është Valon Ramadani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!