Kombëtarja e Senegalit është fituese e Kupës së Kombeve të Afrikës për sezonin 2026, pasi në një finale dramatike e ka mposhtur Marokun me rezultat minimal 1-0, shkruan Reporteri.net.

Ndeshja u vendos vetëm në minutën e 94-të të vazhdimeve, kur futbollisti Gueye realizoi golin e fitores, duke i dhënë Senegalit triumfin në Kupën e Afrikës.

Maroku kishte mundësinë ideale për të barazuar rezultatin në momentet e fundit të takimit, por Brahim Diaz dështoi të realizojë nga penaltia.

Reklamë