Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjim me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata duhet të përqëndrohen te lufta e Ukrainës, në vend se të merren me Grenlandën.
Trump ka konfirmuar se do të zbatojë planet për të goditur vendet evropiane me tarifa në mungesë të një marrëveshjeje për Grnlandën, duke thënë ““Do ta bëj, 100%”.
“Evropa duhet të përqendrohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë ka sjellë kjo. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo në Grenlandën”, ka thënë Trump për NBC News, përcjell Reporteri.net.
I pyetur nëse do ta përdorë forcën për të pushtuar Grenlandën, Trump ka thënë se s’ka koment./Reporteri.net