Shefi i NATO’s, Mark Rutte, ka deklaruar se NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën për sigurinë e Arktikut, shkruan Reporteri.net.
Në postimin, i cili vjen pas takimit të tij me ministrin danez të mbrojtjes dhe ministrin e jashtëm të Grenlandës, Rutte thotë se ata diskutuan se sa “i rëndësishëm është Arktiku – përfshirë Groenlandën – për sigurinë tonë kolektive”.
Rutte shton se Danimarka po rrit gjithashtu investimet në “aftësi kyçe” dhe thotë se ata do të “vazhdojnë të punojnë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme”.
Just met w/ ?? @troelslundp & Greenland ?? FM Vivian Motzfeldt. We discussed how important the Arctic – including Greenland – is to our collective security & how ?? is stepping up investments in key capabilities. We’ll continue to work together as Allies on these important issues pic.twitter.com/0uCNaf8urq
— Mark Rutte (@SecGenNATO) January 19, 2026
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjim me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata duhet të përqëndrohen te lufta e Ukrainës, në vend se të merren me Grenlandën.
Trump ka konfirmuar se do të zbatojë planet për të goditur vendet evropiane me tarifa në mungesë të një marrëveshjeje për Grnlandën.
“Evropa duhet të përqendrohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë ka sjellë kjo. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo në Grenlandën”, ka thënë Trump për NBC News.