Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur fjalimin e tij në Davos.

“Është mirë të mbash një fjalim midis miqve dhe disa armiqve”, tha Trump në fillim. Ai ndër të tjera tha se Evropa nuk po shkon në rrugën e duhur, raportojnë mediat e huaja.

“Kam qenë në pushtet për një vit, ekonomia po lulëzon, nuk ka inflacion, kufijtë e rrezikshëm janë të mbyllur. Shtetet e Bashkuara janë në mes të kthesës më dramatike ekonomike në histori. Një vit më parë, ne ishim një vend i vdekur i udhëhequr nga të majtët radikalë. Tani jemi vendi më i fuqishëm. Ky është një lajm i shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara janë motori ekonomik i planetit. Nëse ne biem, bini edhe ju. Ajo që më habiti më shumë ishte sa pak kohë u desh që e gjithë kjo të ndodhte”, tha Trump, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

“Disa pjesë të Evropës janë të panjohura sot. E dua Evropën dhe dua që ajo të shkojë në drejtimin e duhur, por nuk po shkon. Qeveritë menduan se rritja mund të arrihej përmes imigracionit të pakontrolluar. Rezultati ishte një deficit i madh dhe migrimet më masive. Pjesë të mëdha të botës po shemben para syve tanë. Të gjithë ekspertët parashikuan se modeli im do të çonte në një recesion. Ne i provuam të gjithëve se gaboheshin”, vazhdoi Trump. “Evropa nuk është ajo që ishte dikur. Mund ta diskutojmë, por në fakt nuk ka asgjë për të diskutuar”, shtoi ai.

“Udhëheqësit nuk e kuptojnë fare se çfarë po ndodh, dhe ata që e kuptojnë nuk po bëjnë asgjë”, shton ai.

Trump thotë se vendet e tjera duhet të paguajnë për dëmin që u kanë shkaktuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Në vend që të ndërtojmë turbina me erë joefikase që kushtojnë vetëm para, ne në SHBA po i shembim ato”, tha ai.

Në pjesën tjetër të fjalimit të tij, ai vazhdoi të rendiste sukseset e dministratës së tij./Reporteri.net/