Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të përdorë forcë për të marrë Grenlandën, por theksoi se synimi i tij për ta zotëruar territorin mbetet serioz.
Ai paraqiti për herë të parë një argument të detajuar, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të Grenlandës mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Trump e quajti Grenlandën pjesë të hemisferës së SHBA-ve dhe territor të Amerikës së Veriut.
Trump tha se po kërkonte “negociata të menjëhershme” për ta marrë Groenlandën nga Danimarka.
“Vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë këtë masë gjigante toke, këtë copë gjigante akulli”.