×
  • Sport
  • Sport

    Mesazhi i frikshëm i Makeleles për Ronaldinhon: Do të të bëj për spital

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 8:20

    Gjatë kohës së tij në Chelsea, Claude Makelele, ishte përballur me Ronaldindon e Barcelonës.


    Ronaldinho ishte paralajmëruar se do të bëhej për spital. Këtë gjë, ish-futbollisti i Real Madridit, Claude Makelele e kishte bërë me qëllim për ta frikësuar brazilianin, transmeton  Express. Sa ishte lojtar i Chelseat, francezi ishte përballur me Ronaldinhon që ishte në kulmin e karrierës së vet.

    Ai e ka kujtuar se kishte bërë gjithçka për ta mposhtur brazilianin si në aspektin, ashtu edhe në atë mendor.

    Makelele e ka dhënë një intervistë për William Gallas, në emisionin “Transversales” në RMC Sport. Në këtë intervistë, francezi e kujtoi karrierën e tij si futbollist profesionist.

    “Në një pikë të ndeshjes, unë shkova te Ronaldinho dhe i thashë: “Të bie më mirë të tregohesh i sjellshëm me mua sa i përket driblimeve tua sepse nëse do të bësh ndonjë trik të llojit të PlayStation… Do të të bëj për spital”, u shpreh Makelele.

    “A e dini çfarë bëri ai? Më kërkoi falje”.

    Gjatë karrierës 17-vjeçare të Ronaldinhos, shumë nga mbrojtësit më të mirë të botës ishin bërë viktima të këtyre driblimeve, për shkak të teknikës së jashtëzakonshme të brazilianit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!