Esmeralda Gonzalez 24 vjeç, u  raportua e zhdukur në Las Vegas më 31 maj.


Eshtrat e saj u gjetën në një ‘strukturë shtëpie prej betoni dhe druri’ në një zonë të shkretë në veri të qytetit më 8 tetor, transmeton në shqip Reporteri.net.

Christopher Prest 58 vjeç, u arrestua për vrasjen e saj javën e kaluar.Mësohet që modelja ishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e të akuzuarit.

Reklamë

Hetuesit thonë që ajo u injektua me pastrues pishinash dhe u mbyt në vdekje.

Lisa Mort, 31 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi në mbulimin e vrasjes.

Të afërmit thanë që Gonzalez vuante nga skizofrenia dhe çrregullimi bipolar dhe ishte larguar nga mjekimi i saj në javët që çuan në zhdukjen e saj. /Reporteri.net