Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot në rrjetin social Truth Social se një “armadë e madhe” anijesh luftarake amerikane është në rrugën e saj drejt Iranit, me mesazhin se Teherani duhet të ulet shpejt në tryezën e bisedimeve dhe të negociojë një “marrëveshje të drejtë pa armë bërthamore”. 

Trump tha se kjo flotë është e gatshme të përmbushë misionin e saj – sikurse në Venezuelë – dhe se do të përdoret edhe dhunë nëse është e nevojshme.

“Një armatë e madhe po lundron drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë shpejt misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”, njoftoi Trump.

Reklamë

*Shpresoj që Irani të “ulet shpejt në tryezë” dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë  – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet kritike! Siç i thashë dikur Iranit, BËJE NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati “Operacionin Çekani i Mesnatës”, shkatërrimin e madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e lini të ndodhë përsëri…, shkroi Trump ndër të tjera.

 

Reklamë