Tommy Leitch, shtatëvjeçari nga Anglia, duhej të shtrohej në spital çdo muaj për shkak të të vjellave, vështirësisë në frymëmarrje dhe skuqjes nga koka tek këmbët në rast të të ftohtit.
Nxënësi i shkollës vuan nga urtikaria dhe angioedema e rëndë, gjendje që shkakton koshere dhe ënjtje nën lëkurë.
Nëna e tij, tha që ajo nuk mund ta mbështjell djalin e saj as me mbulesa për ta mbajtur të ngrohtë sepse alergjia e tij nxitet gjithashtu nga nxehtësia, transmeton Reporteri.net.
“Ndërsa vitet kanë kaluar, ne kemi vërejtur që janë kushtet e nxehta dhe të ftohta të motit që e bëjnë atë të ndizet”, ka thënë ajo.
Nëna është vazhdimisht e shqetësuar se jeta e djalit të saj është nën kërcënim, sepse ai ka nevojë për ilaçe urgjentisht kur shfaqen simptomat.
Në disa raste urtikaria mund të çojë në tronditje anafilaktike dhe angioedema bën që gjuha të bymehet, duke kufizuar rrugët e frymëmarrjes.
Tommy duhet të qëndrojë gjithmonë rreth 20°C, sepse nëse ai është i ekspozuar në një temperaturë shumë të ulët ose të lartë, atëherë lëkura e tij fillon të shpërthejë. Nëna e tij siguron që vesh veshje të përshtatshme gjatë verës dhe dimrit për të shmangur reagimin./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.