Votimi për votëbesimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e Punës të partisë do të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se votimi po zhvillohet në mënyrë të fshehtë, ndërsa paraprakisht është formuar komisioni për të mbikëqyrur procesin.
Në votim do të marrin pjesë 355 delegatë, të cilët do të votojnë me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.
“A jeni për dorëheqjen e ofruar nga Lumir Abdixhiku: Po apo Jo”, do të jetë pyetja që do të shtrohet për delgatët.
Punimet e Kuvendit kanë vazhduar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre.
Reporteri.net merr vesh se shumica e diskutimeve ishin pro Abdixhikut.