Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, është arrestuar me akuza të reja vetëm disa ditë para fillimit të gjyqit të tij për përdhunim. Policia e Oslos tha se Høiby u arrestua të dielën në mbrëmje, 1 shkurt, nën dyshimin për sulm, kërcënime me thikë dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes.

Arrestimi ndodhi vetëm dy ditë para se Høiby të dalë në gjyq në Oslo për akuza që përfshijnë 38 vepra penale, mes tyre katër akuza për përdhunim, dhunë në familje ndaj një ish‑partnerje dhe filmime të paligjshme të disa grave pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

Høiby ka mohuar akuzat më të rënda, përfshirë ato për abuzim seksual. Policia ka kërkuar katër javë burgim për Høiby me arsyetimin se kjo është e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e veprave.

Reklamë

Avokati i policisë në distriktin e Oslos, Andreas Kruszewski, tha: “Policia e Oslos mund të konfirmojë se Marius Borg Høiby u arrestua nga policia të dielën në mbrëmje, i akuzuar për sulm, kërcënime me thikë dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes”.