Vizitorët e Fontanës së Trevit në Romë tani duhet të blejnë një biletë prej 2 eurosh për t’u afruar pranë shatërvanit dhe për të hedhur monedha në ujërat e tij.

Qyteti i Romës prezantoi sistemin e ri të biletave për jo-banorët si pjesë e përpjekjes së saj më të fundit për të menaxhuar turmat në një prej monumenteve më të mbipopulluara të kryeqytetit.

Biletat kërkohen nga ora 11:00 deri në 22:00 të hënave dhe të premteve, dhe nga ora 9:00 deri në 22:00 gjatë pjesës tjetër të javës. Pas orës 22:00, barrierat largohen dhe hyrja është pa pagesë për të gjithë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Reklamë

Në ditën e parë të sistemit të ri, jo të gjithë ishin të bindur. Një grup turistësh spanjollë, të pavendosur të paguanin, qëndruan jashtë barrierave dhe hodhën monedha drejt shatërvanit nga lart — disa prej tyre nuk ranë fare në ujë.

Më poshtë, vizitorët që kishin paguar u përkulën ndërsa monedhat binin nga lart. Një zyrtar i qytetit tha se më vonë do të vendoseshin patrulla për të parandaluar lëndime nga hedhjet e paqëllimta./Reporteri.net