Një viktimë e Jeffrey Epstein ka pretenduar se ishte dërguar në Mbretërinë e Bashkuar për marrëdhënie seksuale me Andrew.
Policia e Thames Valley ka deklaruar se po “vlerëson informacionin” pasi BBC raportoi se një viktimë ka pretenduar se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein për të kryer marrëdhënie seksuale me Andrew Mountbatten-Windsor.
Takimi pretendohet se ka ndodhur në vitin 2010, në rezidencën e ish-princit, Royal Lodge.
Gruaja, e cila nuk është britanike, ishte në të 20-at e saj në atë kohë.
Avokati i saj, Brad Edwards, i kishte thënë më herët BBC News se “po flasim për të paktën një grua që është dërguar nga Jeffrey Epstein te Princi Andrew.”/Reporteri.net