×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare

    Reporteri
    03 Shkurt 2026 | 23:09

    Edhe pse nuk ekziston një ushqim i vetëm që mund t’i parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, disa ushqime të caktuara mund ta zvogëlojnë rrezikun.

    Sipas dietologes së specializuar në shëndetin e zemrës, Laura Yautz, dietat më të shëndetshme për zemrën janë ato që përfshijnë bimët.

    Një dietë e shëndetshme për zemrën përfshin: Drithëra, fruta, perime, arra, vajra të shëndetshëm si vaji i ullirit, burimet e proteinave me bazë bimore si bishtajoret, soja, arrat dhe farat, proteinat e dobëta të kafshëve si ushqimet e detit dhe shpendët.

    Përjashtohen nga dieta ushqime të skuqura, sheqernat, ushqime të paketuara, pijet me sheqer, produkte të rafinuara të grurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!