×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha flet për vuajtjet që i kishte në shkollë, tregon se si mësuesit nuk i ofronin ndihmë

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 8:58

    Bebe Rexha ka zbuluar së fundmi se jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para famës


    Në një postim në “Instagram” këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka treguar edhe një episod tepër të sikletshëm nga adoleshenca.

    Bashkëngjitur me një foto të saj, Bebe shkruan se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë.

     

    View this post on Instagram

     

    This jumpsuit wowww @bebe_stores #BebeLovesBebe #LoveYourself #BebeBabe ?✨

    A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

    Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë.

    “Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.

    Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë.

    Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, janë fjalët e Bebe Rexhës në postimin e saj.

     

    View this post on Instagram

     

    Curvy & Classy

    A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!