×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rrëzohet helikopteri i policisë në Arizona, dy të vdekur

    Reporteri
    05 Shkurt 2026 | 23:31

    Dy anëtarë të forcave të rendit vdiqën  pasi një helikopter i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës u rrëzua gjatë një operacioni për t’iu përgjigjur një situate me sulmues aktiv.

    Sipas ABC News, ekuipazhi i helikopterit tip Ranger, ishte nisur të ndihmonte Policinë e Flagstaff-it dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të mërkurën në mbrëmje, 4 shkurt 2026. Zëdhënësi i departamentit, rreshteri Kameron Lee, konfirmoi se gjatë operacionit ndodhi aksidenti fatal.

    “Fatkeqësisht, gjatë incidentit helikopteri u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të efektivit të policisë, i cili shërbente edhe si paramedik”, deklaroi Lee.

    Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e viktimave.

    Administrata Federale e Aviacionit (FAA) bëri të ditur se helikopteri Bell 407 u rrëzua rreth orës 22:15 pranë qytetit Flagstaff. Pas rrëzimit është raportuar edhe një zjarr. Mjeti ajror ishte prodhuar në vitin 2004.

    Zona ku u rrëzua helikopteri, ndodhet në verilindje të vendit ku po zhvillohej operacioni ndaj një të dyshuari për të shtëna me armë.

    Ndërkohë, i dyshuari për të shtënat pësoi plagë të lehta nga arma e zjarrit dhe u arrestua nga policia. Sipas autoriteteve, nga incidenti nuk pati persona të tjerë të lënduar.

    FAA njoftoi se do të bashkëpunojë me Bordin Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) për hetimin e shkaqeve të aksidentit. Autoritetet federale priten të zhvillojnë një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!